Ish-kryeministri Haradinaj: Heronjtë e lirisë, amaneti ynë që nuk falet!

513
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj me anë të një postimi në faqen e tij të ‘facebook’-ut ka reaguar, ndërsa thekson se amanetet e dëshmorëve të detyrojnë që mos të ketë kompromise në mbrojtjen e shtetit. Pas homazheve të bëra në Prekaz, ish-kryeministri pohoi se sakrifica e heronjve të Kosovës për lirinë dhe vendin përcakton rrugën tonë për të ecur përpara.
MESAZHI I HARADINAJT
“Janë amanetet e tyre që na obligojnë të jemi të pa kompromis në mbrojtje të shtetit e të vlerave tona. Është sakrifica e tyre për lirinë dhe për vendin, që e përcakton rrugën tonë se si duhet të ecim tutje!

Nderim te varri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova, ne Kompleksin memorial të Heroit legjendar, Adem Jashari, te lapidari i Heroit Zahir Pajaziti, në Mejën e dhimbjes dhe të krenarisë dhe së fundi në kompleksin e bashkëluftëtarëve të mi, në Gllagjan!
Vetëm ata që harrojnë u përsëritet historia! Herojt e lirisë gjithmonë do të jenë, amaneti ynë që nuk falet! R H”(sic.).
Sigal