Ish Kryeministri Blair kërkon ndjesë publike për gabimet në luftën e Irakut

447
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Blair, ka kërkuar falje publike për disa gabime të bëra në luftën e Irakut. Gjatë një interviste të dhënë në televizion, ai është shprehur se disa veprime të gabuara mund të kenë çuar në krijimin e Shtetit Islamik. Sipas tij, pasojat e rrëzimit të Sadam Huseinit në vitin 2003, nuk u menduan mirë nga ndërkombëtarët.
“Më duhet të kërkoj ndjesë, për shkak se informacionet që morëm nga shërbimet sekrete nuk ishin të sakta. Gjithashtu, më duhet të kërkoj falje për disa gabime të bëra në planifikim. Ne nuk e menduam mirë se çfarë do të ndodhte pas rrëzimit të Huseinit. A ka ndikuar një gjë e tillë në krijimin e Shtetit Islamik? Mund të them se në këtë thashethem ka pjesëza të së vërtetës.”
Pas intervistët së ish-kryeminsitrit, për mediat ësthë prononcuar edhe zëdhënësi i tij, cili ka deklaruar se Blair nuk nënkuptonte se vendimi për të luftuar Sadam Huseinin ishte një veprim tërësisht i gabuar. Sipas tij, bëhej fjalë vetëm për disa gabime në anën taktike, të cilat mund të kenë sjellë ashpërsim të mëtejshëm të tensionit në Lindjen e Mesme. Në atë kohë, shërbimet sekrete dhanë lajmin e Iraku kishte nisur punën për prodhimin e armëve bërthamore, gjë që rezultoi një informacion i pasaktë.
Sigal