Ish-kryeministri Berlusconi sërish në telashe, rihapet procesi “Eskortë”

450
Sigal

Telashe të reja janë shfaqur për ish-kryeministrin dhe liderin e së djathtës italiane, Silvio Berlusconi.

Gjykata e Barit nën firmën e gjykatëses Rosa Anna Depalo ka kërkuar rihapjen e procesit “Eskortë” e rikthimin në gjykim të Silvio Berlusconit me akuzën e nxitjes së deklararimit të rremë ndaj autoriteteve gjyqësore.

Sipas akuzave të prokurorëve Pasquale Drago dhe Eugenia Pontasuglia, Silvio Berlsconi në kohën kur ishte kryeminisër i ka ofruar sipërmarrësit Gianpaolo Tarantini, përmes avokatëve dhe gazetarit e themeluesit të së përditshmes “L’avanti”, Valter Lavitola, një punë, qindra mijëra euro cash e interesa financiare në shoqërinë Finmecanica.

Në këmbim të gënjeshtrave ndaj prokurorëve të Barit që hetonin procesin “Eskortë” e mbi festat e ish-kryeministrit me vajzat escort në rezidencën verore të tij në periudhën kohore 2008-2009.

Në akuzat e reja ndaj ish-kryemistrit Sivlio Berlusconi është përfshirë si palë civile dhe Presidenca italiane e Këshillit të Ministrave, si palë e dëmtuar në prishjen e imazhit të institucionit për akuzat e pagesave të gënjeshtrave ndaj drejtësisë.

Silvio Berlusconi pritet të dalë para Gjyaktës së Barit më datë 4 shkurt 2019.

Seanca e parë gjyqësore e procesit “Eskortë” është zhvilluar më 14 nëntor 2014 e sipas akuzës Silvio Berlusconi paguante biznesmenin Gianpaolo Tarantino për rekrutimin e vajzave dhe modeleve që merrnin pjesë në festat private të organizuara në banesën e ish-kryeministrit italian.

Më 13 nëntor të 2015, biznesmeni Gianpaolo Tarantino dënohet me 7 vite e 10 muaj burg me akuzën e pjesëmarrjes në aktivitet kriminal me qëllim rekrutim, nxitje e favorizim të prostitucionit.