Ish-ambasadori gjerman uron Ukrainën, i zhgënjyer me Kosoven

509
Ish ambasadori gjerman në Kosovë, Ernst Reichel, tashmë ambasador në Ukrainë deklaron se Kosova zgjodhi zgjedhjet e parakoshme në vend të liberalizimit të vizave. Deklarata e tij vjen me rastin e liberalizimit të vizave për Ukrainën dhe një ditë pas rënies së qeverisë së Kosovës.

Kosova ka dëshmuar se është e paaftë për t’i përmbushur kushtet. Në vend të kësaj, ka zgjedhje të parakohshme. S’kam koment. Kështu deklaroi ish ambasadori gjerman në Kosovë, Ernst Reichel, tashmë ambasador në Ukrainë, pasi uroi të gjithë shtetasit e Ukrainës për lajmin e mirë të liberalziimit të vizave.

Këshilli i Bashkimit Europian miratoi sot një rregullore rreth liberalizimit të vizave për shtetasit e Ukrainës të cilët do të mund të udhëtojnë në territorin e BE-së për një periudhë qëndrimi 90 ditëshe gjatë 180 ditëve. Lajmi vjen një ditë pasi Kuvendi i Kosovës rrezoi qeverinë e Isa Mustafës me mocion mosbesimi, duke refuzuar të votojë marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, si kushtin e vetëm që Kosova duhet ta plotësojë për liberalizim të vizave, duke humbur çdo shpresë për kosovarët që ky kusht të plotësohet, të paktën brenda tre muajve të ardhshëm.

“Urime Ukrainë, Urime Europë! BE mori vendimin final për liberalizimin e vizave. U kry”, shkroi ambasadori Reichel në profilin e tij në Facebook, duke shprehur nga ana tjetër zhgënjimin për Kosovën e cila pas një krize politike me protesta të opzitës, tashme ndodhet në prag të zgjedhjeve të parakohshme, te cilat mund të mbahen ose më 11 ose më 18 qershor.
Sigal