Isa Mustafa: Nuk do bëjmë koalicion me PDK

463
Kryetari i LDK, Isa Mustafa ka përjashtuar çdo koalicion me PDK. Në një status në FB, Mustafa thotë se mundësia e koalicioneve me parti të tjera do të shikohet pas çertifikimit të rezultateve dhe sipas interesit të votuesve të LDK.

Reagimi i Mustafës në FB
LDK është parti e cila nuk vepron as sipas kushtezimeve dhe as sipas shantazheve individuale. As me kutin e propozimeve dhe projeksioneve ad hoc. 

Qëndrimi i LDK -së është publik se nuk ka koalicion me PDK-në dhe me koalicionin ku është PDK. Me tjerët vlerësojmë pas certifikimit të rezultateve, por gjithnjë sipas interesit të votuesve të LDK-së. 

Fushatën e kaluam dhe jam i bindur se, pavarësisht deklaratave të individëve për tu protagonizuar para opinionit, të gjithë e kanë të qartë qëndrimin e organeve dhe strukturave të LDK-së, të cilat janë të vetmet që vendosin për këto çështje. IM
Sigal