Iranit i hiqen saksionet, pasi hoqi dorë nga bomba nukleare

454
Diplomacia ndërkombëtare ka vendosur që të tërheqë sansksionet që i’u vendosën Iranit për shkak të ambicieve bërthamore.
Ky vendim vjen pas respektimit të marrëveshjes historike nga qeveria iraniane, e cila pranoi që të hiqte dorë nga pragrami i saj për të krijuar bomba nukleare.
Lajmi i heqjes së sanksioneve u dha nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikat e jashtëme, Federica Mogherini, e cila mbajti një konferencë të përbashkët me ministrin e jashtëm të Iranit, Mohammad Zarif.
Gjatë fjalës së saj, zyrtarja e Bashkimit Europian, nënvizoi se verdikti u mor pas inspektimeve të bëra nga Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Nukleare. Mogherini u shpreh se Teherani ishte treguar mjaft korrekt në zbatimin e pikave të marrëveshjes historike bërthamore.
Në të njëjtën linjë qëndroi edhe ministri i jashtëm Zarif, i cili tha se Irani do të vijojë të bashkëpunojë me fuqitë ndërkombëtare në mjaft fusha të ndryshme. Sipas tij, kjo është një arritje që vjen si fryt i punës dhe i vullnetit të përbashkët që treguan palët.
Pas konferencës ka reaguar edhe Presidenti i Iranit, Hassan Rouhanni. Duke i’u adresuar Parlamentit, ai tha se vendi do të hyjë në një epokë të re bashkëpunimi ekonomik me fuqitë ndërkombëtare.
Rouhanni nënvizoi se qeveria do të investojë në shumë fusha të tjera, për të zhvilluar sektorë të tjerë të ekonomisë.
Sigal