Irani emëron ambasadoren e parë femër

59
Një grua është emëruar ambasadore e Iranit në Malajzi, hera e parë për një pozicion të këtij niveli që prej revolucionit islamik të vitit 1979, njoftoi sot ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif. Marzieh Afkham, 50 vjeç dhe diplomate karriere që prej 30 vitesh, ka qenë zëdhënëse e ministrit të Punëve të Jashtme që nga viti 2013, kur u zgjodh presidenti i moderuar Hassan Rohani.

Gruaja e parë që zgjidhet ambasadore, ishte gjithashtu edhe gruaja e parë zëdhënëse e diplomacisë iraniane. Pas zgjedhejs së tij si president, Rohani i kishte kërkuar ministrave të vet të emëronin femra në poste të rëndësishme dhe kishte pohuar gjithashtu se diskriminimi nuk do të tolerohej në qeverinë e tij. Ai vet ka emëruar tre femra në 11 zëvendëspresidentë.