Iran, rrëmbehen 14 pjesëtarë të forcave të sigurisë

466
Sigal

Në qytetin Mirjaveh, të provoncës Sistan-Baluchistan, pranë kufirit iraniano-pakistanez, janë rrëmbyer 14 pjesëtarë të forcave të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Televizioni shtetëror i Iranit raporton se pjesëtarët e grupit terrorist në orët e hershme kanë rrëmbyer 14 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Në mesin e tyre janë rrëmbyer 5 pjesëtarë të forcave të sigurisë, dy pjesëtarë të inteligjencës së Gardës Revolucionare dhe 7 pjesëtarë të milicisë Basij.

Organizata e cila është aktive në provincën Sistan-Baluchistan ”Jaish ul-Adl”, mori përgjegjësinë e rrëmbimit ndërsa zyrtarët iranianë ende nuk kanë lëshuar një kumtesë zyrtare.

”Jaish ul-Adl” të cilën Irani e konsideron si organizatë terroriste, në prill të këtij viti rrëmbeu një ushtar iranian, i cili u lirua më 15 gusht