Iran: Marrëveshja atomike, të implementohet deri në fund të këtij viti

486
Negociatori kryesor atomik iranian, Abbas Araqchi, thotë se pret që marrëveshja bërthamore e arritur me gjashtë fuqitë botërore, të implementohet deri në fund të këtij viti. Këto komente ai i bëri sot në Vjenë, pasi bisedimeve me zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, vende këto që e kanë arritur marrëveshjen atomike me Iranin, në muajin korrik.

Sipas marrëveshjes, sanksionet kundër Iranit do të tërhiqen, kur ky vend do ta kufizoj programin e vet atomik, për të cilin vendet perëndimore kanë dyshime se synon prodhimin e armatimit atomik në mënyrë sekrete. Irani i ka hedhur poshtë këto akuza. Dje, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë ndërmarrë hapat konkretë juridikë për tërheqjen e sanksioneve, pasi Irani t’i plotësoj disa kushte, siç është reduktimi i numrit të centrifugës për pasurimin e uraniumit dhe rezervat e uraniumit të pasuruar.
Sigal