Sigal

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter tronditi Iranin, orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sikurse raportojnë mediat vendase si pasojë e tërmetit kanë mbetur 600 të plagosur, pas shembjes së disa banesave.

Dëmet më të madha janë regjistruar në qytetin perëndimor Kermanshah, pranë të cilit u regjistrua edhe epiqendra e tërmetit.

Lëkundjet e forta të shoqëruara edhe nga tërmete me magnitudë më të ulët, u ndjenë edhe në lindje të Irakut.

Lëkundjet nisën rreth orës 2 të mëngjesit, duke detyruar banorët të braktisin shtëpitë.