Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2019-01-02 15:47:53Z | |
Sigal

Gjykata në Iran ka vendosur të bllokojë përdorimin e rrjetit social më të popullarizuar të planetit, Instagram. Zëvendës-prokurori i përgjithshëm iranian, Javad Javidniy deklaroi se vendimi në fjalë tashmë është miratuar por se ende nuk është zbatuar.

Javidniy tha se autoritetet iraniane kishin premtuar më parë të bllokonin përmbajtjet e rrjetit në fjalë përmes një filtri të mençur, por kjo nuk u bë për shkak të kostos së lartë.

“Tani kemi vendimin e gjyqësorit me të cilën kjo platformë mbyllet. Shumica e anëtarëve të Këshillit Suprem të Sigurisë Kibernetike gjithashtu beson se aksesi duhet të bllokohet”, tha Javidniy.

Presidenti i këtij vendi, Hassan Rouhani ka më shumë se 2 milionë ndjekës në Instagram, teksa ky vendim duket i pa logjikshëm.