Iraku-Turqisë: Po cënon sovranitetin, tërhiq trupat

49
Kryeministri i Irakut, Haider al Abadi i ka kërkuar Turqisë që të tërheqë menjëherë trupat ushtarake që ka dërguar pranë qytetit verior të Mosulit. Dërgimi i trupave, për kryeministrin iraken është një shkelje serioze e sovranitetit të Irakut, duke mos respektuar fqinjësinë e mirë.
“Respektoni fqinjësinë e mirë dhe tërhiquni menjëherë nga territori iraken”, ka qenë thirrja që ka bërë ai për Turqinë e cila ditëve të fundit ka dërguar trupat e saj me qëllim stërvitjen e forave kurdo – irakene.
Ushtarët turq janë vendosur në afërsi të qytetit Bashika për të stërvitur forcat kurdo-irakene.
Turqia gëzon marrëdhënie të afërta me rajonet autonome kurde në Irak, edhe pse grupet kurdo-siriane në kufi i sheh si armiqësore.