Iraku çliron Mosulin pas marrjes së xhamisë ku al-Baghdadi shpalli kalifatin

518
Kryeministri i Irakut ka përgëzuar luftëtarët e tij mbi “fitoren e madhe në Mosul” siç e konsideron ai, duke luftuar me militantët e Shtetit Islamik në lagjen e vjetër të qytetit. Forcat irakiane janë rreth 250 metra larg lumit Tigër dhe përballen me rezistencë gjithnjë e më të ashpër.

Haider al-Abadi foli gjatë një konference shtypi në Bagdad, më pak se një javë pasi shpalli fundin e Kalifatit, pasi forcat irakiane arritën fitore duke marrë nën kontroll xhaminë qindra vjeçare al-Nuri në qytetin historik dhe i dyti për nga madhësia në Irak.

“Falënderimi i qoftë Zotit, kemi arritur të çlirojmë (Mosulin) dhe të provojmë se të tjerët janë të gabuar. Populli i Mosulit mbështeti dhe qëndroi me forcat tona të sigurisë kundër terrorizmit”, tha al-Abadi.

Deklaratat e tij u bënë ndërkohë që përkujtohet përvjetori i tretë kur udhëheqësi i të ashtuquajturit, Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi shpalli kalifatin në xhaminë al-Nuri, ku edhe u publikuan mbase fotot e vetme të tij që prej asaj kohe.

Gjithashtu gjatë konferencës për shtyp, al-Abadi shtoi se ai ka dhënë udhëzime për rindërtimin dhe stabilizimin e zonave të qytetit tashmë të çliruara nga grupi militant.

Brenda Qytetit të Vjetër të Mosulit, civilët që largohen nga Iraku janë gjithnjë e më të dëshpëruar. Të moshuarit dhe të dobëtit mbahen nëpër shtyllat e rrënojave në batanije. E përveç kësaj, frikë tjetër janë bombat e vendosura apo sulmet vetëvrasëse.

Në qytet është ndërprerë ushqimi dhe uji për muaj të tërë, ndërsa grupet humanitare raportojnë për një numër të madh të personave të zhvendosur që vuajnë nga kequshqyerja dhe dehidrimi.

Lumi Tigër ndan qytetin e Mosulit nga gjysma perëndimore dhe lindore.
Sigal