Iraku apelon për vullnetarë kundër militantëve të ISIS

500
Qeveria e Irakut ka bërë thirrje për vullnetarë që të luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) dhe të ndihmojnë në rikthimin e qytetit të Ramadit. Në deklaratën e kabinetit thuhet se rekrutimi i vullnetarëve është i nevojshëm për të plotësuar mungesat në perëndim të provincës Anbar. 
Mijëra njerëz kanë ikur nga Ramadi prejse qyteti ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik, tre ditë më parë. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka thënë se është duke shqyrtuar mundësitë se si të ndihmojë forcat tokësore. 
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka konfirmuar “mbështetjen e fuqishme” për kryeministrin e Irakut, Haider al-Abadi.
Sigal