Irak, zbulohet varri masiv, gjenden trupat e 50 policëve e ushtarëve

564
Focat irakiene të sigurisë kanë zbuluar një varr masiv me trupat e 50 ushtarëve dhe policëve të masakruar nga ISIS në Hawija, 60 kilometra në jugperëndim të Kirkukut.

Ata janë vrarë nga xhihadistët më 5 tetor. Ky është varri i 6-të masiv i zbuluar në këtë rajon nga ushtria e Bagdadit, raporton ANSA.it.

Viktimat ishin ushtarë dhe forcat irakiane të sigurisë, të cilët u ekzekutuan në fshatin Bakara, sipas forcave të armatosura.
Sigal