Irak/ Mbytet trageti, rreth 40 të vdekur në Mosul

388
Sigal

Të paktën 40 njerëz mendohet se janë mbytur pasi një traget u përmbyt në afërsi të qytetit të Irakut, Mosul.

Shumica e njerëzve në bordin e anijes ishin gra dhe fëmijë, që nuk mund të notonin, tha kreu i agjencisë së Mbrojtjes Civile të Mosulit.

Ekipet e shpëtimit po punojnë për të shpëtuar të mbijetuarit. Trageti u mbyt në lumin Tigris pranë një zone turistike.

Numri i saktë i personave të vdekur nuk dihet por raportohet se mund të shkojë në 60.