iPhone-t e 2018’s do të kenë bateri më të fuqishme

558
Ming-Chi Kuo nga kompania analitike KGI Securities, ka folur në lidhje me atë se çfarë mund të presim nga modelet iPhone të cilat do të shfaqen vitin e ardhshëm.
Kuo thotë se Apple do të integrojë bateritë në formë të shkronjës “L” në iPhone e ardhshëm me ekran 6.5 dhe 5.8-inç OLED, transmeton Koha.net. Bateritë “L” mundësojnë kapacitet të përforcuar dhe jetëgjatësi të përmirësuar.
Analisti Ming-Chi Kuo parashikon që iPhone 5.8-inç i 2018-ës do të ketë baterinë me kapacitet prej 2,900 dhe 3,000 mAh. Aktualisht, iPhone X ka baterinë prej 2,716 mAh, kështu që mund të pritet të ketë rritje të kapacitetit të baterisë prej së paku 10 për qind.
E njëjta gjë mund thuhet edhe për jetëgjatësinë e baterisë, e cila do të ndihmonte në nisjen intenzive të funksioneve dhe aplikacioneve të cilat i planifikon Apple.
Përveç modeleve iPhone 5.8 dhe 6.5-inç OLED, Apple për vitin e ardhshëm planifikon të lansojë edhe modelin iPhone 6.1-inç me ekran LCD. Analisti i KGI-së thekson se kjo pajisje me siguri do të ruajë formën drejtkëndëshe të baterisë, përmes rritjes së kapacitetit të saj të përgjithshëm.
Sigal