Investigimi i kanalit italian: Kinezët pronar fals të Milanit, Berluskoni kurrë nuk është larguar

586
epa05906650 The new owner of AC Milan, Li Yonghong (R), with former president Silvio Berlusconi (C) and Li Han prior their dinner in the residency of Berlusconi in Arcore, Italy, 13 April 2017.The 31-year era of Silvio Berlusconi as AC Milan owner came to an end Thursday when Chinese businessman Li Yonghong formally became the owner. Berlusconi's holding company Fininvest closed a deal selling 99.93% of the seven-time European champion's shares to Luxembourg-based vehicle Rossoneri Sport Investment Lux, created ad hoc by the Chinese investor. 'Fininvest today finalised the sale to Rossoneri Sport Investment Lux of its entire stake, 99.93%, held in AC Milan', a joint statement said. EPA/LIVIO ANTICOLI EDITORIAL USE ONLY/NO SALES
Sigal

Te Milani periudha e verës e ka gjetur skuadrën një situatë mjaft të paqartë. Nga UEFA në ditët në vijim pritet një dënim për shkak të shkeljes së “Fair Play Finaciar”, ndërsa ndërkohë pronarët aktual ende nuk po i gjejnë fondet e duhura për të kaluar në zotërim të plotë klubin.

Gjithsesi një investigim i fundit i kanalit RAI 3 në programin investigativ Report, ka shtuar akoma më shumë dritëhijet.

Ata janë të habitur me faktin që një kompani e quajtur “Blue Sky” financon Milanin. Krerët e kësaj kompania janë dy emra të njohur si D’avaco dhe Salvatore Çerkione, persona të cilët njihen si të afërt të Silvio Berluskonit, ish-presidentit të “djallit”.

Të dy ata figurojnë pjesë e bordit të kompanisë që quhet SOPAF, bashkë me ish-administratorin e deleguar të Milanit, Adriano Galiani.

Këto të dhëna sipas RAI 3 të çojnë në përfundimin se edhe pse ‘de fakto’ janë kinezët, pronari i vërtetë i klubit është Berluskoni, i cili mesa duket kurrë nuk është larguar.