Inteligjenca po shkon drejt rënies

535
Që nga viti 2004, studiuesit kanë konstatuar një rënie të kuotës së inteligjencës mesatare e njohur si IQ.
“Një ulje prej 7-10 pikë në më pak se një shekull”, shpjegon për revistën “NewScientist”, Michael Woodley i Free University of Bruxelles në Belgjikë.
Për thuajse një shekull, niveli i inteligjencës, në shtetet me nivel të mirë mirëqenie, u rrit me rreth 3 pikë në dhjetë vite.
Një efekt i shpjeguar nga ekspertët është për shkak të kushteve socio-ekonomike, një dietë më e shëndetshme dhe nivel më i lartë kulturor i popullsisë.
Gjeneratat e reja do të jenë më pak inteligjente? Ky fenomen shpjegohet nga Robin Morris i King’s College of London në Angli, i cili së bashku me ekipin e tij analizoi karakteristikat e mbi 1750 tipeve të ndryshme testimesh, për të matur nivelin e inteligjencës që nga viti 1972. Hipoteza e studiuesve shpjegohet me plakjen progresive të popullsisë.
Inteligjenca përbëhet nga memoria afat shkurtër dhe memoria e punës. Kur shkencëtarët vlerësuan rezultatet totale të dy lloj testimeve, zbuluan një skemë: pikët e memories afatshkurtër ishin rritur, por ishte reduktuar ajo e memories që lidhje me punën, aftësia për të mbajtur mend informacione, analizuar dhe marrë vendime.
Me kalimin e viteve janë shtuar edhe kandidatët që iu janë nënshtruar testimeve me moshë mbi 60 vjeç. Memoria e punës pëson rënie me moshën, ndërkohë që ajo afatshkurtër ruhet.
Kështu që ekipi i Morris pretendon se shtimi i personave me moshë mbi 60 vjeç, ndikon në uljen e nivelit të memories për punën dhe kësisoj edhe me rënien e nivelit të inteligjencës mesatare.
Sigal