Infektoi 32 femra me HIV, dënohet me 24 vite burg i riu italian

473
Valentino Talluto, një 30-vjecar, i akuzuar për infektimin e 32 personave me Hiv, duke përfshirë shumë nga partnerët e tij të mëparshme, u dënua me 24 vjet burg. Vendimi u dha dje nga Gjykata e Asizit në Romë, pas më shumë se 10 orësh seancë maratonë.
‘Tgcom’ shkruan se gjatë kohës që italianit i është komunikuar vendimi, ai nuk ka reaguar, ndërsa viktimat kanë shpërthyer në lot e përqafime. Ndërkohë, prokuroria kishte kërkuar ‘burg përjetë’ për të riun. Sipas gjyqtares Elena Neri, rasti në fjalë është shumë i rëndë, ndërsa shtoi se kjo nuk kishte ndodhur deri më tani në Itali.
Talluto-s i atribuohen 57 raste, 32 infeksion direkt me hiv, ndërsa 24 të tjera fatmirësisht nuk ishin kontaminuar, për shkak të përdorimit të antibiotikëve. Nga hetimet doli se djali kishte pasur marrëdhënie seksuale të pambrojtura që nga viti 2006. Ndërkohë, thuhet se mes ‘viktimave’ janë edhe vajza minorene.
I akuzuari, sipas organit të akuzës, e dinte se ishte HIV pozitiv, por nuk i informonte femrat me të cilat shkonte në shtrat. Kryesisht partneret Valentino Talluto i gjente përmes internetit.
Sigal