Indonezi/ Shpërthen një ndër vullkanët më aktiv në botë

920
Sigal

Para pak kohësh shpërtheu vullkani më aktiv në Indonezi.

Vullkani i quajtur Merapi ka shpërthyer sërsish duke hedhur tym dhe hi deri në 1.200 metra lartësi.

Zyrtarët theksuan se “qytetarët, tani për tani janë në zonë të sigurt”.

Mali Merapi gjendet rreth 30 kilometra nga qendra e qytetit Yogyakarta në ishullin e populluar të Javas. Në rrethin prej dhjetë kilometrash rreth vullkanit jetojnë thuajse 250 000 persona.

Shpërthimi i fundit i madh i Merapit ndodhi në vitin 2010, ndërsa humbën jetën 347 persona.

Arkipelagu indonezian ku jetojnë më shumë se 250 milionë njerëz gjendet në Unazën e Zjarrtë të Paqësorit dhe është i prirur për tërmete dhe shpërthime të vullkaneve.

Zyra qeveritare sizmologjike indoneziane monitoron më shumë se 130 vullkane aktive.