Sigal

Një shkencëtare është sulmuar dhe gëlltitur e gjallë nga një krokodil në qendrën ku ajo punonte. Ashtu siç tregojnë mediat locale, 44-vjeçarja indoneziane Deasy Tuwo po I jepte për të ngrënë ‘Merry’, një krokodil I gjatë më shumë se 5 metra, në laboratorin e kërkimeve të Sulawesi kur është sulmuar dhe gëlltitur e gjallë nga zvarraniku.

Mesa duket, krokodili ka arritur të kalojë murin e mbrojtjes dhe ka tërhequr gruan në habitatin e tij. Kolegët e strukturës “CV Yosiki Laboratory” kanë treguar se disa orë më vonë kanë gjetur pjesë të trupit të shkencëtares në gojë të krokodilit.

Zvarraniku ushqehej çdo ditë me pulë, ton dhe mish. Edhe në të shkuarën kafsha kishte sulmuar krokodilë të tjerë por asnjëherë nuk kishte sulmuar njerëz.
Ashtu siç shihet edhe në video ‘Merry’ tani po transferohet në një kamion në një qendër tjetër të Bitung, ku do t’i bëhen teste të tjera në stomak. Daily Mail thotë që policia është në kërkim të pronarit të krokodilit. Bëhet fjalë për një afarist japonez që ka hapur këtë strukturë kërkimesh.