Indonezi, piloti i avionit të rrëzuar kishte kërkuar të kthehej

222
epa07128524 A handout photo made available by the Indonesian Search and Rescue (Basarnas) shows an Indonesian rescuers evacuating parts from a crashed Lion Air passenger plane in waters off Tanjung Karawang, West Java, Indonesia, 29 October 2018. According to media reports on 29 October 2018, Lion Air flight JT-610 lost contact with air traffic controllers soon after takeoff, then crashed into the sea. The flight, a Boeing 737, was en route to Pangkal Pinang, and reportedly had at least 188 people onboard. EPA/BASARNAS / HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Piloti i avionit që ra mëngjesin e sotëm me 189 pasagjerë në bord, menjëherë sapo ishte ngritur nga Xhakarta, i ka kërkuar kullës së vrojtimit të kthehej në aeroport, pasi ka konstatuar një problem teknik në mjet.

Kontrollorët e fluturimit kanë dhënë autorizim për të hyrë, por avioni është zhdukur më pas nga radarët.
Lajmi bëhet i ditur nga Sindu Rahayu, shef i marrëdhënieve me publikun i drejtorisë së përgjithshme të aviacionit civil indonezian, sipas asaj që raporton Daily Mail.

Mësohet se avioni ‘Lion Air Boeing’ 737 ra në det sapo ishte ngritur nga pista e aeroportit të kryeqytetit indonezian, Xhakarta, teksa ishte planifikuar të ulej në Pangkal Pinang.

Rreth 300 persona mes të cilëve ushtarë, agjentë policie dhe peshkatarë janë impenjuar në kërkim të viktimave ose për ndonjë të mbijetuar, por deri tani nuk është gjetur asnjë trup.

foto galeri

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri