Sigal

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Indonezinë. Lëkundjet janë ndjerë në Bali. Mediat e huaja shkruajnë se tërmeti ka qenë me magnitudë 6.0 ballë, dhe ka shkaktuar panik të madh tek njerëzit.

Nuk dihet ende nëse ka viktima, apo dëme materiale.

Dy javë më parë, Indonezia, më konkretisht qytetet Palu dhe Dongala u shndërruan në varre masive, si pasojë e tërmetit dhe cunamit që gjunjëzoi mbarë vendin. Bilanci i viktimave arriti në 2000 persona, dhe mijëra të tjerë mbetën të pastrehë.