India thyen rekordin, lëshon 104 satelite

515
India ka hyrë në histori duke nisur me sukses 104 satelitë në një mision të vetëm, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 37 satelitësh të ndërmarra nga Rusia në vitin 2014.

Nisja u bë nga qendra e hapësirës Sriharikota në Indi lindore.

Vëzhguesit thonë se kjo është një shenjë se India po shfaqet si një lojtar i madh në ‘tregun’ hapsinor.

“Ky është një moment i madh për secilin prej nesh. Sot ne kemi krijuar histori”, u shpreh drejtori i projektit “B Jayakumar” për agjencinë e lajmeve Reuters.

Kryeministri Narendra Modi ishte ndër të parëti cili uroi shkencëtarët në llogarinë e tij në Twitter.
Sigal