Indi/ Studentët hidhen nga çatia për t‘i shpëtuar zjarrit, humbin jetën 18 persona

483
Sigal

18 studentë kanë humbur jetën pasi një zjarr i madh shpërtheu në katin e fundit të një ndërtese që strehonte një qendër stërvitjeje në qytetin indian perëndimor Surat, njoftuan mediat lokale.

Disa prej studentëve u detyruan të hidheshin nga çatia e godinës për t’u shpëtuar flakëve.

Zjarri shpërtheu në qendrën stërvitore të premten pasdite. Numri i saktë i personave, të cilët ishin bllokuar në ndërtesë, është i paqartë, por së paku 120 studentë janë regjistruar për këtë kurs, sipas mediave lokale.

Ndërtesa nuk kishte dalje emergjence në rast zjarri, ndërsa kati i katërt i qendrës së Arcade Takshashila, ku zhvillohej stërvitja, ishte një shtesë e paligjshme, tha një ligjvënës lokal për NDTV.

Pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë një pendë të dendur tymi dhe zjarr që del nga ndërtesa. Të paktën 10 studentë u bllokuan nga flakët në katin e tretë dhe të katërt të ndërtesës dhe u detyruan të hidhen në një përpjekje të dëshpëruar për t’i shpëtuar flakëve.

Zjarri u shua përfundimisht nga ekuipazhet e emergjencës, por së paku 18 vetë, përfshirë shumë fëmijë, vdiqën në ngjarjen e rëndë.