Gay rainbow flags at Montreal gay pride parade with blurred spectators in the background
Sigal

Në një lëvizje historike, Gjykata e Lartë e vendit rrëzoi një vendim të vitit 2013, i cili mbante në fuqi ligjin e epokës koloniale, të njohur si “Seksioni 377”, ku marrëdhëniet homoseksuale konsideroheshin “një shkelje e panatyrshme”.

Ky ka qenë një nga ligjet më të vjetër në botë që ka penalizuar lidhjet brenda të njëjtit seks dhe India ngurronte shumë ta përmbyste.

Përkrahësit e fushatës për rrëzimin e ligjit polemizues brohoritën me të madhe përpara dyerve të gjykatës, kur u dha lajmi i vendimit të saj, e disa shpërthyen në lot.

“Kriminalizimi i marrëdhënieve seksuale është joracional, arbitrar dhe dukshëm jokushtetues”,deklaroi kreu i drejtësisë, Dipak Misra, gjatë leximit të vendimit në Nju Delhi.