Indi, gruaja humb jetën në spital duke nxjerrë tym dhe flakë nga goja

462
Sigal

Një grua në Indi, vdiq duke nxjerrë flakë dhe tym nga goja.

Gruaja, e quajtur Sheela Devi, 40 vjeç, u dërgua në spitalin e Kolegjit Mjekësor Jawaharlal Nehru në qytetin e Aligarh, shtet i Uttar Pradesh, nga policia të mërkurën pas marrjes së helmeve.

Çrregullimet e çastit të transmetuara nga CCTV tregojnë momentin kur mjekët futën një tub për thithjen e toksinës, të cilën ata besonin se ishin acid sulfurik, por menjëherë më pas nga stomaku i saj doli tym dhe flakë, të cilat shpërthyen nga goja e saj.

Gruaja, menjëherë më pas vdiq.

Thuhet që mjekët po hetojnë shkakun e incidentit fatkeq të paprecentë, pasi dyshohet që substanca që ajo konsumoi reagoi me ajrin dhe me acidin e stomakut.