Indi, fëmijët vdesin nga mungesa e oksigjenit

515
Në Indi, mungesa e oksigjenit në një spital ka shkaktuar vdekjen e dhjetra fëmijëve.
Sipas prindërve dhe zyrtarëve, që nga 7 gushti kanë vdekur mbi 60 fëmijë në spitalin Baba Raghav Das në qytetin Gorakhpur të krahinës Uttar Pradesh.
Autorietet thonë se janë duke kryer një hetim për këtë çështje. Sipas burimeve të spitalit, shkak i kësaj tragjedia është një problem me tubacionin që furnizon spitalin me oksigjen. Zyrtarë dhe banorë po kërkojnë dorëheqjen e minsitrit të shëndetësisë.
Sigal