Indi/ Cikloni “Fani” shkakton 64 viktima

515
Sigal

Ka arritur në 64 numri i të vdekurve si pasojë e ciklonit “Fani”, që goditi në fillim të muajit brigjet lindore të Indisë me erëra të forta mbi 205 km në orë dhe shira të rrëmbyeshëm.

Sipas informacioneve që qarkullojnë në shtypin lokal, më së paku 241 persona kanë mbetur të lënduar nga cikloni, që goditi në mënyrë të veçantë qytetin turistik të Puri-t dhe të Orissa-s, ku sipas bilancit të dëmeve materiale, janë shkatërruar me qindra shtëpi dhe shumë zona janë rrafshuar nga përmbytjet.

“Fani” ndoqi edhe një trajektore drejt shtetit të Bangladeshit. Javën e kaluar, në Orissa u evakuuan mbi një milionë persona për t’i shpëtuar pasojave të kësaj dukurie natyrore.