Indi, avioni bie në qendër të Mumbait, vdesin katër pjesëtar të ekuipazhit dhe një kalimtar

694
Sigal

Një avion charter është përplasur mbi një ndërtesë në ndërtim në Ghatkopar, një vend shumë i populluar në Mumbai, Indi, duke shkaktuar vdekjen e 5 personave.

Sipas asaj që shkruajnë mediat lokale, mjeti, një Beechcraft King Air C9, ishte gati për tu ulur kur ka rënë mbi një ndërtesë, duke shkaktuar vdekjen e 4 personave në avion dhe pilotit. Viktima e pestë është një kalimtar.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale duken flakët dhe një tym i zi që dalin nga mbetjet e avionit.