Indi, 13 të vdekur si pasojë e përmbytjeve në veri të vendit

478
epaselect epa07034716 A silhouetted Indian man holds an umbrella and walks in heavy rainy weather in Bangalore, India, 20 September 2018. Bangalore is witnessing cloudy sky and light rain with temperature recording 22 degrees Celsius and humidity around 92 percent. EPA/JAGADEESH NV
Sigal

Vazhdon moti i keq në shumë shtete të Indisë Veriore, të cilat janë goditur nga shira të furishëm. Në Jammu&Kashmir, Himachal Pradesh, Punjab dhe Haryana, të gjitha shkollat janë mbyllur prej mëngjesit të sotëm dhe shumë rrugë janë të pakalueshme.

Deri tani regjistrohen 13 viktima, sipas asaj që raporton agjencia indiane PTI.

Auronautika ushtarake ka ndërhyrë për të shpëtuar 21 persona që kishim mbetur të bllokuar në Himachal Pradesh, në shtetin e Punjab.

Gjithashtu përgjegjësit e digës Pong kanë lëshuar alarmin e kuq nga mbrojtja civile, pasi ekziston frika që do të jetë e nevojshme të hapen portat e digës për të lëshuar ujin, për shkak të rritjes së nivelit të ujit me shpejtësi të madhe në digë.