Incidenti me bluzën e “Shqipërisë së Madhe”, Kotzias “jep llogari” në interpelancë

593
Pas incidentit që ndodhi me bluzën e ‘Shqipërisë së Madhe’, deputeti i Demokracisë së Re, Theodhos Karaoglu ka kërkuar interpelancë me ministrin e Jashtëm grek, Nicolas Kotzias.
Bëhet fjalë për foton e zv/ambasadorit shqiptar me fëmijën me bluzën me hartën e “Shqipërisë së Madhe” në Kretë.
Kotzias theksoi gjatë fjalës së tij se ky ishte një rast unik, pa precedentë dhe se në asnjë mënyrë nuk duhet të fokusohen tek një fëmijë që nuk e di se çfarë kuptimi ka harta.
“Ministria e Jashtme greke dënon çdo forme irredentizmi, nacionalizmi si dhe ksenofobine e racizmin. Përsa i perket pranisë së zv/ambasadorit kjo gjë nuk ka ndodhur më parë, nuk ka asnjë incident as te ngjashem, si dhe u dhanë shpjegime nga ministri i Diasporës Pandeli Majko gjatë takimit me ministrinë e Brendshëm P. Shkurletis në lidhje me episodin e pazakonte. Majko theksoi se nuk duhet një rastësi të errësoje aspak marrëdhëniet Shqipëri-Greqi”, tha Kotzias.
Sigal