Incident mes avionit të NATO-s dhe avionit ku po udhëtonte ministri rus

501
Një avion luftarak i NATO-s i është afruar avionit me të cilin po udhëtonte ministri i Mbrojtjes së Rusisë Sergei Shoigu.

Mediat ruse thonë se incidenti ndodhi në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Balltik kur Sergei Shoigu po fluturonte në enklavën ruse të Kaliningradit.

NATO argumentoi se po gjurmonte tre avionë rusë, pasi u identifikuan. Thuhet se pas incidentit avioni i NATOs nuk është larguar.

Dhjetrëra incidente të ngjashme janë raportuar vitet e fundit. NATO dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën për përgjime.

SHBA-të thanë se në fillim të kësaj jave një avion rus kishte fluturuar brenda 5 metrave të një avioni amerikan. Zyrtarët amerikanë fajësuan Rusinë për këtë incident, i cili ndodhi përsëri mbi Balltik. Por Moska nga ana e saj iu përgjigj duke thënë se avioni i zbulimit kishte bërë një lëvizje provokative.
Sigal