Impakti i së ardhmes”, Rama dhe Jahjaga ftohen nga “Fondacioni Clinton”

442
Muaji shtator do të mbledhë bashkë në takimin vjetor të Nju Jorkut më shumë se 1000 emrat më të suksesshëm ndërkombëtarisht që vijnë nga bota e biznesit, politikës apo shoqërisë civile. Disa nga sfidat që pritet të diskutohen janë ndryshimi i klimës, barazia gjinore, shëndetësia në rang global dhe nxitja e njerëzve për të bërë më shumë bamirësi. Pjesë e këtij eventi të rëndësishëm pritet të jetë edhe kryeministri Edi Rama si edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Po ashtu, “Fondacioni Clinton” iu ka dërguar ftesë edhe disa prej liderëve të tjerë botërorë, si edhe përfaqësueve të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.
Sigal