Imami – refugjatëve: Bëni fëmijë me europianët për t’i pushtuar vendet e tyre

466
Një Imam i njohur u ka thënë myslimanëve që të shfrytëzojnë krizën e migrantëve për tu ‘shumëzuar’ me qytetarët europianë në mënyrë që t’i ‘pushtuar vendet e tyre’. Sheikh Muhammad Ayed mbajti fjalimin në xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem duke thënë se arsyeja e vetme që Europa po mirëpret refugjatët është për t’i shfrytëzuar si burim pune.
Ai tha se Europa po përballet me një katastrofë demografike derisa u bëri thirrje myslimanëve që të kenë fëmijë me perëndimorët ‘për ti mposhtur, me lejen e Allahut’. “Përgjatë Europës, të gjitha zemrat janë të mbushura me urrejtje ndaj myslimanëve. Ata do të donin të ishim të vdekur, por ata kanë humbur pjellorinë e tyre, kështu që ata po kërkojnë pjellori në mesin tonë. Ne u japim atyre pjellori. Ne do të bëjmë fëmijë me ata, sepse ne do të pushtojmë vendet e tyre”, tha ai.
Sigal