Iluzioni i lirisë në epokën digjitale

679
Në epokën digjitale, rreziku më i madh nuk është se teknologjia do t’i vërë shoqëritë e lira dhe ato autokratike, gjithnjë e më shumë përballë njëra-tjetrës. Rreziku është se frika më e keqe e Oruellit dhe Huxleyt do të shfaqet në të dy llojet e sistemeve, duke krijuar një lloj tjetër distopie. Me përmbushjen e shumë prej dëshirave të tyre më të thella, qytetarët do të kenë iluzionin e lirisë dhe fuqizimit. Në realitet, jeta e tyre, informacioni që konsumojnë dhe zgjedhjet që ata bëjnë, do të përcaktohen nga algoritma dhe platforma të kontrolluara nga elitat e korporatave apo qeverive të papërgjegjshme
Nga Mark Leonard
Por përtej zhvillimeve të tilla të “bombë”, ka një shqetësim më të madh në lidhje me aftësinë e kompanive të teknologjisë për të kontrolluar njerëzit që marrin informacionin. Me algoritmet sekrete të Big Tech-it që përcaktojnë se si e perceptojmë botën, është gjithnjë e më shumë e vështirë për njerëzit që të marrin vendime të vetëdijshme – atë që filozofët e perceptojnë si dimensionin themelor të vullnetit të lirë.
LONDËR – Gjatë javëve të fundit, media në mbarë botën është ngopur me tregime se si teknologjia po e shkatërron politikën. Në autokracitë si Kina, frika është nga shtete fuqiplotë alla Big Brother, si ai i “1984”-ës së Xhorxh Oruellit. Në demokracitë si Shtetet e Bashkuara, shqetësimi është se kompanitë e teknologjisë do të vazhdojnë të përkeqësojnë polarizimin politik dhe social, duke lehtësuar përhapjen e dezinformimit dhe krijimin e “flluskave filtruese” ideologjike, duke çuar në diçka të ngjashme me “Botën e Re” të Aldous Huxleyt.
Në fakt, duke sjellë një konvergjencë midis demokracisë dhe diktaturës, teknologjitë e reja i bëjnë të pamundura, të dyja këto vizione distopike. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka arsye për t’u frikësuar.
Pjesa më e madhe e mbulimit të Kongresit të 19-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës u përqendrua në konsolidimin e pushtetit të Presidentit Xi Jinping. Ai është, paralajmërojnë vëzhguesit, duke krijuar një diktaturë të epokës së informacionit, në të cilën teknologjitë që dikur pritej të sillnin lirinë për 1.4 miliardë qytetarë të Kinës, në vend të kësaj, i kanë mundësuar atij që të forcojë autoritetin e tij. Duke i ofruar qeverisë informata shumë të detajuara për nevojat, ndjenjat dhe aspiratat e kinezëve të zakonshëm, interneti lejon që udhëheqësit e Kinës të parandalojnë pakënaqësitë. Me fjalë të tjera, ata tani përdorin Big Data, në vend të forcës brutale, për të siguruar stabilitet.
Dhe të dhënat janë vërtetë të mëdha. Më shumë se 170 milionë kamera survejimi që njohin fytyrën, ndjekin çdo hap që bëjnë qytetarët. Një sistem i sigurisë i fuqizuar prej inteligjencës artificiale, mund të pikasë dyshuarit për krime, teksa kalojnë me biçikletë pranë një liqeni ose blejnë diçka nga një shitës ambulant, dhe menjëherë njoftojnë policinë. Kamerat e survejimit të të dhënave ushqejnë bankën e të dhënave të “kreditit social” të Kinës, ku regjimi përpilon dosje të trasha, mbi aftësinë kreditore të popullit, modelet e konsumit dhe besueshmërinë e përgjithshme.
PKK po përdor teknologjinë për të menaxhuar radhët e veta, duke zhvilluar dhjetëra aplikacione për të komunikuar me anëtarët e partisë. Ndërkohë, ajo bllokon disa nga veçoritë fuqizuese të teknologjisë: duke i detyruar të gjitha kompanitë e teknologjisë të kenë serverat e tyre brenda Kinës, ajo është praktikisht në gjendje të censurojë “në burim”.
Ndikimi i teknologjisë në politikën amerikane ka qenë edhe më i dukshëm, por është analizuar në terma të tregut, në vend se të shtetit. Ndër historitë më tërheqëse ka qenë roli që “lajmi i rremë” luajti në formësimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar. Facebook ka pranuar se 126 milionë amerikanë mund të kenë parë lajme të rreme gjatë fushatës.
Kohët e fundit, prokurori i posaçëm, Robert Mueller, i cili po kryen një hetim nëse fushata e presidentit amerikan Donald Trump bashkëpunoi me Rusinë në zgjedhjet e vitit 2016, ngriti ndaj kryetarit të atëhershëm të fushatës, Paul Manafort, mbi 12 akuza, duke përfshirë “komplot kundër Shteteve të Bashkuara”, për veprimet e tij para fushatës. Një këshilltar i politikës së jashtme në fushatën Trump, George Papadopoulos, u padit gjithashtu për faktin se ka gënjyer FBI-në, në lidhje me takimet me individë të lidhur ngushtë me qeverinë ruse gjatë fushatës, megjithëse ai tashmë është shpallur fajtor dhe ka bashkëpunuar me hetuesit.
Por përtej zhvillimeve të tilla të “bombë”, ka një shqetësim më të madh në lidhje me aftësinë e kompanive të teknologjisë për të kontrolluar njerëzit që marrin informacionin. Me algoritmet sekrete të Big Tech-it që përcaktojnë se si e perceptojmë botën, është gjithnjë e më shumë e vështirë për njerëzit që të marrin vendime të vetëdijshme – atë që filozofët e perceptojnë si dimensionin themelor të vullnetit të lirë.
Kompani të mëdha të teknologjisë, me vlerë më shumë se GDP-ja e disa vendeve, kërkojnë të maksimizojnë fitimet, jo mirëqenien sociale. Megjithatë, në një kohë kur vëmendja ka zëvendëusar paranë si malli më i vlefshëm, ndikimi i vendimeve të tyre është shumë i gjerë. James Uilliams, një inxhinier i Google u shndërruar në akademik, argumenton se epoka digjitale ka nxitur konkurrencë të ashpër për vëmendjen tonë, dhe pak kanë përfituar më shumë se sa Trump, i cili është për internetin, ajo çfarë Ronald Reagan ishte për televizionin.
Në të njëjtën kohë, ndikimi i teknologjisë në politikë është relativisht i pavarur nga lloji i regjimit. Teknologjia është duke shpërfillur dallimin ngushëllues midis shoqërive të hapura dhe të mbyllura dhe ndërmjet ekonomive të planifikuara dhe të lira, duke e bërë të pamundur për secilën, që të ekzistojë në formën e saj ideale.
Duke zbuluar mbikëqyrjen masive të administratës së Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Eduard Snoudeni bëri të qartë se dëshira e shtetit për dije të pakufishme nuk është e kufizuar në Kinë. Përkundrazi, është thelbësore për idenë e sigurisë kombëtare në SHBA.
Në Kinë gjërat po lëvizin në drejtimin e kundërt. Sigurisht, qeveria kineze po bën presion mbi kompanitë më të mëdha të teknologjisë për t’i dhënë asaj një rol të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen e korporatave – dhe qasje të drejtpërdrejtë në të dhënat e tyre. Në të njëjtën kohë, megjithatë, Interneti po ndryshon natyrën e politikës kineze dhe ekonomisë kineze, duke nxitur që të dyja të bëhen më të përgjegjshme ndaj nevojave të konsumatorëve.
Për shembull, një mik i cili ka punuar për motorin e kërkimit Baidu më shpjegoi se si kompania përpiqet të rrisë përvojën e konsumatorit për censurën, duke testuar mënyrat me të cilat njerëzit preferojnë të censurohen. Jack Ma i gjigantit të teknologjisë Alibaba mendon se Kina mund të përdorë Big Data, për të dizajnuar ndërhyrje me kalibrim të përsosur, që i mundësojnë asaj të parakalojë ekonomitë e tregut të lirë. Në dekadat e ardhshme, beson Ma, “ekonomia e planifikuar do të bëhet gjithnjë e më e madhe”.
Në epokën digjitale, rreziku më i madh nuk është se teknologjia do t’i vërë shoqëritë e lira dhe ato autokratike, gjithnjë e më shumë përballë njëra-tjetrës. Rreziku është se frika më e keqe e Oruellit dhe Huxleyt do të shfaqet në të dy llojet e sistemeve, duke krijuar një lloj tjetër distopie. Me përmbushjen e shumë prej dëshirave të tyre më të thella, qytetarët do të kenë iluzionin e lirisë dhe fuqizimit. Në realitet, jeta e tyre, informacioni që konsumojnë dhe zgjedhjet që ata bëjnë, do të përcaktohen nga algoritma dhe platforma të kontrolluara nga elitat e korporatave apo qeverive të papërgjegjshme./Bota.al/
Sigal