Ilir Ikonomi/ Parashikimi i Fan Nolit për Hitlerin  dhe Romën

798
Sigal

Më 8 prill 1939, një ditë pas pushtimit të Shqipërisë, Fan Noli bëri disa parashikime mjaft të sakta. Ai tha në një intervistë në Boston se tani asgjë nuk e pengonte Adolf Hitlerin të kurorëzohej si “perandor i një perandorie të re të shenjtë romake”, ndoshta para Krishtlindjeve të atij viti. Sepse, tha Noli, “në vitin 800, e pikërisht Ditën e Krishtlindjeve, një tjetër sundimtar gjerman, Mbreti Karl i Madh, u kurorëzua në Romë si perandor i perandorisë së vjetër të shenjtë romake”. Fan Noli e paraqiti kështu profecinë e tij, të cilën e kam gjetur në një gazetë amerikane: “Hitleri dhe Musolini do të marrin Jugosllavinë, Rumaninë, Poloninë, Bullgarinë, Greqinë, Turqinë dhe vendet baltike. Hitleri do të kurorëzohet perandor ose si pasojë e luftës mes partnerëve të Boshtit ose ‘i ftuar’ nga Roma. Në kërkim të lëndëve të para, ai do t’u shkelë në kallo ose britanikëve ose francezëve ose rusëve, protestat e të cilëve kanë qenë vetëm gojore, dhe do të nxisë kështu një luftë botërore. Brenda një muaji pas fillimit të luftimeve, Shtetet e Bashkuara do të përfshihen në to. Demokracitë do të triumfojnë, një qytetërim i ri do të lindë dhe në botë do të ketë vetëm republika.” (UP, “Hitler Is Due to Be Croëned Head of Neë Roman Empire”, 9 prill 1939). Për Shqipërisë, Noli tha se nuk shihte ndonjë mundësi për rivendosjen e pavarësisë para se të mbaronte lufta botërore, që ai mendonte se do të ndodhte. Parashikimi i Nolit pothuajse u vërtetua: lufta botërore filloi dhe Amerika u përfshi shumë shpejt në konflikt. Në atë kohë të turbullt, çdo politikan do ta kishte pasur zili largpamësinë e këtij udhëheqësi shpirtëror të shqiptarëve të Amerikës, i cili nga një pjesë e komunitetit shihej si “i kuq.”