Iggy Azalea sfidon Kim Kardashian

610
Duket se tashme VIP-at në Holliywood, por jo vetëm, kanë vetëm një qëllim: të konkurojnë njëra- tjetrën me të pasmet e tyre voluminoze dhe belin e hollë. Iggy Azalea është një prej këtyre VIP-ve e cila duket se tashmë është shndërruar në një Kim Kardashian të dytë përsa i përket formave të saj trupore.
Edhe pse ka hedhur poshtë thashethemet për ndërhyrje kirugjikale, fotoja e postuar nga ylli australian ne Instagram tregon qartësisht format e theksuara së fundmi si dhe të pasmet voluminoze.
Në foton e postuar me bikini blu, nën diciturën “Ka gjithnjë diell diku”, në të cilën ekspozoi format e saj tmerrësisht seksi, Iggy Azalea ka marrë kritika të shumta nga fansat e saj lidhur me ndërhyrjet e kryera për fryrjen e të pasmeve dhe theksimin e formave rreth belit.
Por pavarësisht kritikave ylli australian Iggy Azalea ka marrë më shumë se 349,784 pëlqime.


Sigal