Identifikohet nga policia gjermane i dyshuari për krimin me kamion në Berlin

419
Sigal

Policia gjermane është angazhuar në një kërkim të
organizuar për të gjetur të dyshuarin rreth sulmit me kamion të ditës së hënë.

Një urdhër arresti i lëshuar të mërkurën përmend
emrin e tunizianit Anis Amri, i cili ka lindur në qytetin e Ghazës në Tunizi. Njoftimi
thotë se ai ka përdorur të paktën gjashtë pseudonime të ndryshme dhe tri
kombësi të ndryshme në të kaluarën dhe konsiderohet i armatosur dhe i
rrezikshëm.

Autoritetet gjermane kanë lëshuar edhe dy foto të të
dyshuarit dhe e përshkruajnë atë si me gjatësi dhe peshë mesatare, me flokë të
zeza dhe sy kafe.

Policia aktualisht po kërkon për të në të gjithë
Gjermaninë dhe në të gjithë shtetet e Zonës Shengen në Evropës. Një burrë
tjetër, një pakistanez i cili ishte arrestuar pas sulmit, u lirua për shkak të
mungesës së provave.

Pas një konferencë të mërkurën, Ministri i Brendshëm
Thomas de Maiziere tha se policia e kishte identifikuar Anis Amrin si të
dyshuar të ri, por theksoi se “ai është një i dyshuar, por jo domosdoshmërisht
autori i sulmit”.

Pavarësisht se de Maiziere nuk pranoi të konfirmojë
apo mohojë raportet e mediave rreth lidhjeve të Anis Amrit me grupet
ekstremiste islamike, Stephan Mayer, një ligjvënës konservator, tha se Amri ka
qenë nën mbikqyrje për disa kohë.