I vëllai nuk i dha çelësat, i riu i vë flakën makinës së mamasë

601
Grindja e dy vëllezërve se kush ta përdorë makinën e mamasë ka përfunduar me djegien me benzinë të makinës luksoze.
Sigal

Sipas “Hurriyet”, ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Karaman të Turqisë, ku vëllai i madh Hakan A. i kërkuar çelësat e makinës vëllait më të vogël Samet A..

Pasi ky i fundit refuzoi t’ia jepte duke thënë se “makina më duhet mua” vëllai i madh, në nerva e sipër ka marrë një bidon me benzinë dhe i ka vënë flakën makinës luksoze të parkuar para shtëpisë.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse që shuan flakët, por makina u dogj plotësisht duke u nxjerrë jashtë përdorimi.  Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.