I shpëtojnë luftës, sirianë dhe irakienë mbeten pa bukë dhe ujë në ishujt grekë

503
Vijon drama e refugjatëve siriane dhe irakiane të cilët mbërrijnë në ishujt e Greqisë për t’u përballur me mungesë ushqimi dhe uji të pijshëm. Ishulli i vogël i Kos në Greqi po përballet me valën më të madhe të fluksit të refugjateve të cilet largohen nga vendet e tyre për t’i shpëtuar luftës dhe xhihadistëve të ISIS që ka pushtuar një pjesë të mirë të territorit të tyre.

Por ajo cfarë gjejnë në Greqi është një mungesë totale e kushteve me minimale të jetës, pa përmendur mungesën e një strehë shkruajnë mediat ndërkombëtare. Autoritetet Greke kanë dërguar në këtë ishull një traget që mund të mbajë rreth 2000 persona për t’i shpërndarë ata në pjesë të tjera të Greqisë ndërsa në ishullin e Kosit janë dislokuar 260 policë. Kjo zbarkim masiv emigrantësh e gjen Greqinë në një krizë të thell ekonomiko-financiare dhe për këtë arsye, Kryeministri Cipras ka kërkuar ndihmën urgjente të Bashkimit Europian për të tejkaluar këtë krizë.
Sigal