I quajti femrat shqiptare rruspie, përjashtohet Hoxha nga Prizreni

504
Hoxha nga Prizreni, Irfan Salihu i cili deklaroi se gjatë vitit 1445 Kosova popullohej me vetëm një përqind shqiptarë është përjashtuar përfundimisht nga BIK’u.
“Në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë, kurse turqit i paskan sjellë shqiptarët në Kosovë dhe më pastaj u kanë dhënë toka atyre”, ishte kjo deklarata e Irfan Salihut e dhënë para xhematit të tij në Prizren, ku edhe shërbente si imam në njërën nga xhamitë e qytetit.
Ndaj kësaj deklarate menjëherë, pati reagime të shumta. Disa imamë të BIK’ut e patën kundërshtuar fuqishëm hoxhë Irfanin dhe deklarimet e tij duke u distancuar nga qëndrimet e tij, ndonëse kishte edhe nga ata që e mbështesnin. Si këta të fundit vepruan edhe disa media serbe.
Gazeta serbe “Kurir” atë kohe kishte shkruar me tone lavdëruese për Hoxhën i cili sipas tyre kishte arritur ta shokonte opinionin shqiptar.
Kjo nuk është e para deklaratë kontroverse e të njëjtit imam për shqiptarët dhe kombin, shkruan Gazeta Express. Ai dikur ishte marrë edhe me shprehjen e rilindësit Pashko Vasa se “Feja e shqiptarisë është shqiptaria”, duke e cilësuar atë si një budallallëk, madje edhe tallej me shkrimtarin e njohur.
“Feja apo kombi është përpara?” – Hoxha Irfan Salihu thotë se është “autobusi”, në një video përqeshëse me Pashko Vasën, të publikuar në Youtube, duke pretenduar tutje se kombet janë shumë të vonshme dhe se shprehja e poetit shqiptar nuk qëndron.
Por sikur të mos mjaftonte, Hoxhë Irfan Salihu pati ofenduar kohë më parë edhe femrat shqiptare, duke i quajtur ‘ku^^a’, ato. Deklaratë e cila pati marrë jehonë të madhe dhe ishte diskutuar jashtëzakonisht shumë.
Që atëherë kërkohej përjashtimi i këtij imami nga BIK’u, por që një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, duke i dhënë atij mundësinë që ende të vazhdojë të ‘bombardojë’ opinionin me deklarime kontroverse dhe anti-kombëtare.
Sigal