VIDEO/ I prishi shtëpinë për të ndërtuar pallat, e moshuara lë të vdekur burrin në mes të rrugës

531
Sigal

Një krim i rëndë ndodhi në fillim të shtatorit, në Beograd të Serbisë. Ngjarja ndodhi në lagjen “Zvezdara”, ku e moshuara Stojanka Stojanoviç, 70 vjeçe, i doli përpara në rrugë një ndërtuesi dhe e vrau. Ajo qëlloi me pistoletë për vdekje, ndërtuesin Zoran Trifunoviç, duke e lënë të vdekur në mes të rrugës. Mësohet se gjithçka ka ndodhur për shkak se gruaja kishte mosmarrëveshje me ndërtuesin, i cili i kishte prishur shtëpinë për të ndërtuar pallat.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, e moshuara deklaroi se të dërguarit e ndërtuesit kishin rrahur pjesëtarët e familjes së saj, i kishin kërcënuar dhe më pas i kishin prishur shtëpinë.

Në videon që noa.al sjell më poshtë gjeni pamjet e krimit, ku gruaja e cila ecën qetësisht në rrugë, nxjerr nga çanta pistoletën dhe vret ndërtuesin.

Stojanoviç nuk mjaftohet nga e shtëna e parë, por ajo e qëllon ndërtuesin edhe pasi është i shtrirë për tokë.

Nga ana tjetër edhe investitori njihet për një sërë shkeljesh gjatë aktivitetit të tij.