I përplas një makinë në SHBA, humb jetën ish-shefi i policisë së Pogradecit dhe gruaja e tij

265

Një aksident i ka marrë jetën një çifti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aksidenti ka ndodhur në New Jersey, ku një automjet që po lëvizte me shepjtësi i ka përplasur dy shqiptarët për vdekje.

Viktimat janë identifikuar si Muhamet Oparaku, 68 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Bukurie Oparaku, 64 vjeçe.

Çifti shqiptar është përplasur nga një makinë, që po lëvizte me shpejtësi, duke ndërruar jetë në spital.

Muhamet Oparaku kishte punuar më parë si shef policie në Pogradec, por ishte tërhequr për t’u zhvendosur në SHBA. Ai punonte atje si menaxher në një kompani.

Policia amerikane ka arrestuar drejtuesin e automjetit që shkaktoi vdekjen e ishqiptarëve, 29-vjeçarin, Donald Kumar Davis.

Mediat amerikane shkruajnë se Muhamet dhe Bukurie Oparaku kishin shprehur dëshirën të preheshin në vendlindje. Familjarët e tyre kanë hapur një faqe për të mbledhur fondet për transferimin e trupave të tyre në Shqipëri, për t’i plotësuar “dëshirën e tyre të fundit”.

Njëri nga kolegët e Oparakut, tha se ai ishte një njeri punëtor, i respektueshëm dhe shumë inteligjent.