I nxehtë rekord në Australi, 44 gradë në Melburn

410
Sigal

Shumë shtëpi dhe zyra në Melburn, qyteti i dytë i Australisë, kanë mbetur pa energji elektrike dhe ajër të kondicionuar në ditën më të nxehtë prej gati një dekade në këto anë, me temperatura që kanë arritur deri në 44 gradë.

Në kryeqytetin e Shtetin të Victoria, me 5 milion banorë, është dhënë alarmi për ditën më të nxehtë që prej 7 shkurtit të 2009, kur termometri arriti 46,4 gradë dhe ku zjarret e mëdha të shkaktuara nga i nxehti shkaktuan173 të vdekur dhe rreth 2000 shtëpi të djegura në të gjithë shtetin.

Një seri zjarresh kanë rënë në juglindje të Australisë dhe autoritet kanë njoftuar popullsinë për rrezikun e madh që ekziston nga zjarret.
Ministrja e energjisë Lily D’Ambrosio ka thënë që tre gjeneratorë të mëdhenj kanë dalë jashtë funksionit për shkak të përdorimit intensiv të ajrit të kondicionuar.