“I ngrohti rus”, temperatura rekord prej 10 gradë, jo dëborë e acar

446
Dëbora është zhdukur pothuajse fare nga rrugët e Moskës, pas të ngrohtit të pazakontë në këtë periudhë të vitit, që ka ardhur nga kontinenti europian, duke regjistruar temperatura rekord. Sipas shërbimit meteorologjik rus, ciklonet atlantike kanë prekur edhe motin në kryeqytetin rus, duke bllokiar kështu sezonin e skive dhe duke bërë që akulli i ngrirë në rrugë e kudo, të shkrijë.
“Temperaturat rekord në një ditë në Moskë arritën në 5.4 gradë celcius. Kjo u shënua për herë të fundit në vitin 1982. Sot ky rekord është thyer dhe ditët në vijim do të presim temperatura të jashtëzakonshme, të paregjistruara në këto vitit e fundit. Asnjë ditë pa një rekord të ri-kjo është moto për këtë javë” tha drejtori i Qendrës Meteorologjike në Moskë, Dmitry Kiktev, i cili shojegoi se termometri në godinën telegrafike të Moskës tregoi 10 gradë celcius.
Kjo është pamja në tregun e krishtlindjeve pranë Kremlinit, i tejmbushur me turistë. Një nga atraksionet më të rëndësishme turistike është kjo rrëshkitëse akulli, 7 metra e lartë dhe 100 metra e gjatë, e cila ka shkrirë, duke zhgënjyer mijëra moskovitë, të cilët këtë pikë turistike e kishin përzgjedhur si altrenativën e vetme të shijimit të festave.
“Ky nuk ëstë viti i ri, këto nuk janë krishtlindjet. Viti i ri duhet të ketë borë, ngricë, edhe stuhi dëborë madje. Kjo është e pazakontë” tha Anton.
Por jo të gjitjë janë të zhgënjyer nga kjo kaprico e motit.
“Sigurisht që më pëlqen sepse është këndshëm të ecësh përqark në këmbë, pa vrapuar në kërkim të një vendi të ngrohtë. Do të më pëlqente bora por ne kemi borë gjithmonë, ndaj ndonjëherë është bukur të përjetosh dicka ndryshe” tha Elvira.
“Më pëlqen. Ne jemi nga Siberia dhe kemi boll dëborë në shtëpi. Këtu është ngrohtë” tha Alina, një turiste nga Siberia.
Shumë lule, të cilat për javë me rradhë u ngrinë nga dëbora, kanë nisur të lulëzojnë sërish prej motit të ngrohtë, gati gati pranveror.
Në Universitetin shtetëror të Moskës, në kopshtin botanik, lulet kanë nisur të marrin ngjyrë, bashkë me pemët që kanë marrë sërish ngjyrën e gjetheve jeshille, bashkë me shkurret.
“Ky është një fenomen i trishtueshëm për kopshtin sepse dëbora i mbron lulet në dimër. Disa lule e pemë e kanë shumë të lehtë të rizgjohen nga ky gjum i dimrit dhe kanë lulëzuar menjëherë” tha kudjestari i kopshtit botanik, Anton Dubenyuk.
Temperaturat pritet të qëndrojnë të larta së paku edhe për javët në vijim. Temperatura më e lartë 4.4 celcius në fund të dhjetorit është regjistruar për herë të fundit më 22 dhjetor të vitit 1936.
Sigal