I merr me forcë vezët infermieries, gjinekologu dënohet me 8 vite burg

505
Sigal

 

Gjykata e Apelit e Milanos ka rritur dënimin për gjinekologun Severino Antinori, duke e dënuar edhe më 8 muaj më shumë burg krahas dënimit prej 7 vjet e 10 muaj, i dhënë në shkallën e parë të gjykimit.

Mjeku akuzohet se i ka marrë me forcë vezët një infermiereje në klinikën Matrit.

Gjykata e Apelit e ka njohur Antinorin gjithashtu fajtor për grabitjen e telefonit të infermierëve, pikërisht për këtë arsye dënimi është rritur. Avokati Gabriele Vitiello, i cili mbron Antinorin, ka njoftuar se do ta dërgoj çështjen në Gjykatën e Kasacionit.

Antinorit i është ndaluar gjithashtu ushtrimi i profesionit mjekësor për 5 vjet pas kryerjes së dënimit si dhe një pagesë prej 25.000 euro për infermieren që raportoi faktet.

Gjykata e Apelit e Milanos e konsideroi mjekun, një “pionier” kontrovers të fekondimit aritificial.

Në prill të vitit 2016, ai i ka marrë një vezët embrionale një vajze 23 vjeçare, e cila raporti se i ishte nënshtruar me forcë një operacioni për marrjen e tyre.

Prokurori kishte kërkuar 9 vjet burg për mjekun.