I mbaroi karburanti në ajër, rrëzohet avioni duke shkaktuar 5 viktima

519
Sigal

Ditën e sotme, avion transportues “Antonov-12” është rerëzuar pranë aeroportit të Liviv në Ukrainën perëndimore, duke shënuar 5 viktima.

Vladislav Krikly, Ministri i Infrastrukturës, njoftoi se kjo gjë ndodhi për shkak se karburanti i avionit mbaroi, para se të bënte uljen e planifikuar në Liviv.

Nga raportimet që kanë bërë mediat ukrainase, mësohet se në avion ndodhej një staf prej 7 personash, së bashku me personin që po shoqëronte ngarkesën, e cila nuk është ende e qartë se çfarë ishte  ndërsa ende nuk dihet për fatin e dy prej tyre.

Agjensia e lajmeve ‘Unian’ në Ukrainë e përshkruajti ate si një avion ngarkesash ushtarak i cili ishte programuar për t’u mbushur me karburant në Liviv dhe u rrëzua 1.5 km larg aeroportit, por nuk u përfshi nga flakët.