I jepte makinës me shpejtësi, policia i gjen drogë shqiptarit në 1 nga 209 makinat e gruas së tij

524
Sigal

 Ecja me shpejtësi në autostradë është bërë shkak për kontrollin në makinën e një shqiptari, brenda së cilës policia italiane gjeti edhe marijaunë, por zbuloi edhe një detaj të çuditshëm, siç ishte pronësia e 209 makinave në emër të gruas së tij.

“Torino Oggi” shkruan se shqiptari është pikasur nga punonjësit e policisë ndërmjet Piemontes dhe Valle d’Aosta teksa ecte me shpejtësi në drejtim të Torinos me një automjet Ford Fokus SW, i cili rezultoi të ishte në emër të bashkëshortes së tij.

Ndërsa e kanë ndaluar për kontroll, agjentët kanë vërejtur shenja nervozizmi tek shqiptari dhe kanë bërë një kontroll edhe më të imtësishëm, që çoi në zbulimin e 24 pakove celefoni, brenda së cilave kishte 54 kg marijuanë, të fshehura në pjesën e bagazhit të mjetit.

Një detaj tjetër që ka habitur policinë është edhe numri i madh i makinave që kishte në pronësi bashkëshortja e tij, plot 208-të të tjera, përveç makinës me të cilën u kap shqiptari.